MENU
klinika

Ja çfarë është dhe si kurohet

A e dini që femrat mund të vuajnë nga shtatzënia histerike (false)?!

10.08.2020 - 14:21

Disa gra mund të diagnostikohen me një shtatzëni të rreme. Në këtë artikull do të shohim çfarë është dhe si mund të kurohet.

Të gjithë, kemi dëgjuar të paktën njëherë të flitet për shtatzëni histerike ose një shtatzëni të rreme. Disa mund ta perceptojnë si një realitet të largët, që shihet vetëm në filma ose dokumentarë.

Disa mund të jenë familjarizuar me këtë koncept, pasi mund ta kenë përjetuar kafshët e tyre shtëpiake, veçanërisht qentë. Por edhe gratë mund të vuajnë nga shtatzënia false e njohur edhe me emrin pseudociesis. Në këtë artikull do të përpiqemi të kuptojmë çfarë është një shtatzëni e rreme dhe si kurohet.

Cilat janë simptomat e një shtatzënie fals?

Në shoqërinë tonë, rastet e një shtatzënie të rreme janë mjaft të rralla. Arsyeja sipas studimeve gjendet në kuptimin social që i jepet gestacionit. Shumë vite më parë, gratë duhej të bënin fëmijë për t’u ndjerë të dobishme, për t’iu përgjgjur një detyre shoqërore. Duke qenë të predispozuara biologjikisht për shtatzëni, në raste vështirësish në konceptim, stresi i bënte ato të predispozuara ndaj pseudociesis.

Të vjellat në shtatzëni

Gjatë shtatzënisë histerike, gruaja shfaq të njëjtat simptoma fizike të një shtatzënie të vërtetë.

Në ditët e stome është zvogëluar rëndësia e të pasurit fëmijë për një grua; ajo i jep përparësi interesave tëtjera dhe shumë zgjedhin të mos bëhen nëna. Dhe kjo nuk i bën të ndihen më pak të rëndësishme. Përkundër kësaj, është e mundur të përjetohet një shtatzënie e rreme dhe simptomat që e zbulojnë këtë janë:

Rritja e vëllimit dhe peshës së barkut

Të vjellat e mëngjesit ashtu si në një shtatzëni reale

Mungesë menstruacionesh.

Rritje e girit dhe prodhim qumështi.

Ndjesia sikur fëmija po lëviz.

Edhe pse këto simptoma janë tregues për një shtatzënie të vërtetë, në rastin e pseudocesis, ato shfaqen në mungesë të fetusit.

Doktoresha Ana Cecilia Marquez ka dokumentuar në detaje një rast të një shtatzënie histerike. Një paciente 34 vjeçare kishte shkuar në klinikën e saj duke pretenduar se ishte 28-javëshe shtatzënë.

Arsyeja e vizitës ishte mungesa e lëvizjes së fëmijës. Ajo ishte diagnostikuar si shtatzënë për shkak të simptomave të dukshme si:

  • Amenorrea ose mungesa e menstruacioneve
  • Prodhimi i qumështit
  • Hipersomnia ose dëshira për gjumë
  • Rritja e oreksit
  • Marrje mendsh dhe të vjella
  • Ndryshime në pigmentim

Pasi konfirmoi simptomat, pacienti iu nënshtrua një ekzaminimi me ultratinguj ku nuk dëgjoheshin rrahjet e zemrës së fëmijës dhe imazhet e tij nuk lejonin të konfirmohej shtatzënia.

Si kurohet shtatzënia histerike

Kurat psikologjike dhe psikiatrike bëjnë të mundur rekuperimin e gjendjes shëndetësore të një gruaje që përjetuar shtatzëni histerike. Siç përshkruhet, një shtatzëni e rremë shkakton simptoma të vërteta që nuk korrespondojnë me gjendjen gestacionale. Nuk është nëj situatë e lehtë, kështu që trajtimet kanë tendencë të përqëndrohen në aspektin psikologjik.

Kujdesi psikologjik

Ndihma psikologjike është thelbësore në rastin e diagnostikimit të një shtatzënie histerike. Kjo për shkak se shumë gra vuajnë prej saj si një mënyrë për t’i shpëtuar disa emocioneve që nuk janë në gjendje t’i menaxhojnë.

Dëshira për t’u bërë nënë dhe pamundësia për ta përmbushur (për shkak të problemeve me partnerin ose infertilitetin) mund të shkaktojnë stres dhe ankth që çojnë në pseudociesis. Çdo arsye duhet të diskutohet gjatë seancës me psikologun.

Në fillim, gruaja mund të refuzojë të besojë se nuk është shtatzënë. Sapo të pranohet situata, simtpomat tentojnë të zhduken spontanisht.

Kujdesi psikiatrik

Ndërsa këshillimi psikologjik është i rëndësishëm, mund të kërkohet edhe pjesmarrja e një psikiatri. Të dy profesionistët në të vërtetë punojnë së bahku në rrethana të caktuara për të arritur rezultate më të mira.

Në rastin e një shtatzënie histerike, mund të jetë e nevojshme të jepen medikamente që shkaktojnë ovulimin, mungesa e të cilit provokon amenorre. Me rikthimin e menstruacioneve, pacientja do të kuptojë që shtatzënia ishte një trillim i imagjinatës së saj.

Është shumë e rëndësishme ndërhyrja nga një profesionist. Në këtë mënyrë, jo vetëm që mund të zgjidhet situata, por mund të gjendet një zgjidhje që garanton mirëqenien e pacientit.