MENU
klinika

Ekspertët: Europianët duhet të jenë vigjilentë

A ka Europa një valë të dytë COVID-19?

01.08.2020 - 11:49

Shumë vende në të gjithë Europën po shohin një ringjallje në rastet e COVID-19 pasi kontrolluan me sukses shpërthimet në fillim të vitit.

Por sa i fortë është rikthimi i koronavirusit dhe a krahasohet me numrat e infeksionit që shihen në pranverë?

Vendet në Europën jug-lindore si Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania po shohin numra më të lartë rastesh në korrik sesa që ndodhën më herët gjatë këtij viti. Serbia është një nga përjashtimet.

Spanja, Belgjika Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar ndër vendet më të goditura në Europë po shohin një ringjallje, por, deri tani, të paktën, asgjë si Marsi dhe Prilli.

Ekspertët thonë se europianët duhet të jenë vigjilentë.

“Nëse virusi gjen një mundësi do të transmetohet midis njerëzve dhe këto grupime të rasteve do të shfaqen”, tha drejtuesja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19 Dr Maria Van Kerkhove, duke folur për shpërthimin e virusit pas bllokimeve.

Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan tha se : “Çdo vend i vetëm ku është ngritur presioni mbi virusin, ku virusi është akoma në nivelin e komunitetit ka pasur një kërcim prapa në raste dhe pyetja është se sa efektive janë autoritetet në reagimin ndaj rritjes së numrave “ (euronews)