MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka një dietë ushqimore kur kemi probleme me pankreasin?

22.08.2020 - 10:50

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ka një dietë ushqimore kur kemi probleme me pankreasin?

Përgjigjet mjeku: Në rastet me pankreatit akut në të shumtën e rasteve ndalohet ushqimi nga goja. Ushqimi rifillohet pas 3-4 ditësh nën mbikëqyrjen e mjekut.

Dieta në pankreatitin kronik: Së pari ndalohet në mënyrë kategorike pirja e alkoolit, kurse duhani dhe kafeja mund ta shtojnë dhimbjen. Duhet ngrënë 4-5 herë në ditë, duhen evituar ushqimet krudo, duhet evituar konsumimi i lëngjeve gjatë vakteve. Në përgjithësi dieta ushqimore duhet përshtatur për çdo pacient më vete, por në përgjithësi është hiperkalorik: (2500-3000 kalori) dhe do të përmbajë 30% proteina, 30% lipide, 40% glucide.

Proteinat: 100-150 gr në ditë, nga të cilat 65-75% e zënë mishi i pulës, mish viçi, peshk, mëlçi, të ziera. Pastaj pjesa tjetër plotësohet me djath lope, vezë gjysmë të ziera.

Lipidet: Preferohet një regjim hipolipidik, preferohet gjalpi i freskët i lopës, djathërat që kanë më pak se 50 % yndyrë, qumështi, vaji luledielli.

Glucidet: Preferohet një regjim hiperglucidik (rreth 400 gr glucide në ditë), bukë e bardhë e ndenjur 1-2 ditë ose e thekur, zarzavate të ziera, fruta të pjekura mirë ose komposto, mjaltë etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.