MENU
klinika

Përgjgjet mjeku

A mund të kurohet hernia diskale e qafës pa ndërhyrje?

28.08.2020 - 12:53

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A mund të kurohet hernia diskale e qafës pa ndërhyrje?

Përgjigjet mjeku: Shumica e pacientëve nuk kanë nevojë për kirurgji.

Mjeku mund t’ju rekomandojë terapinë e nxehtë apo të ftohtë gjatë 24 – 48 orëve të para. Terapia e ftohtë ndihmon në reduktimin e enjtjes, në uljen e spazmave muskulare dhe dhimbjes duke ulur qarkullimin e gjakut. Pas 48 orëve të para, mund të aplikohet terapia e nxehtë.

I nxehti rrit qarkullimin e gjakut dhe relakson indet e buta. Rritja e qarkullimit të gjakut ndihmon në largimin e toksinave, të cilat mund të grumbullohen në inde si pasojë e spazmave muskulare dhe dëmtimit të diskut. Mos përdorni asnjëherë të nxehta apo të ftohta direkt në lëkurë. Në vend të kësaj mbështilleni të nxehtën apo të ftohtën me një peshqir dhe mbajeni, por jo më shumë se sa 15 – 20 minuta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.