MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të përdor paracetamol gjatë shtatzënisë?

16.08.2020 - 11:06

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A mund të përdor paracetamol gjatë shtatzënisë?

Përgjigjet mjeku: Femrat që pinë paracetamol gjatë shtatzënisë mund të rrisin rrezikun që fëmija e tyre të vuajë nga astma. Rreziku është edhe më i madh nëse nëna përdor paracetamol sa herë ndihet keq.shtatzene

Gjatë një studimi të kryer nga Universiteti i Bristolit, në Britani, u monitoruan më shumë se 114 mijë fëmijë, ku 5.7% e tyre kishin vuajtur nga sëmundja e astmës që në moshën 3 vjeç, ndërsa 5.1% që të moshën shtatë vjeç. Nënat e fëmijëve të grupit të parë pranuan se kishin marrë paracetamol gjatë shtatzënisë.

Paracetamoli përdoret shumë nga gratë shtatzënë për të ndaluar dhimbjet, për të ulur temperaturën apo në rastet kur janë me grip. Mjekët thonë se astma shkaktohet tek fëmijët më shumë nga efekti i ilaçit sesa nga gjendja mjekësore që mund të ketë pasur nëna kur ka marrë këtë ilaç.

“Efekte të tilla janë të rëndësishme për shëndetin publik, pasi paracetamoli është ilaçi më i përdorur tek gratë shtatzëna dhe fëmijët”, thotë Maria Magnus, autore e studimit, nga Universiteti i Bristolit.

Edhe studime të mëparshme kanë bërë lidhjen mes paracetamolit të përdorur nga nënat shtatzëna dhe astmës. Por, dr. Magnus thotë se gjetjet e studimit të ri nuk kërkojnë ndonjë udhëzim tjetër në përdorimin e paracetamolit nga shtatzënat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.