MENU
klinika

Kësaj here provon suksesin me …

Adrola Dushi, prezantuese në skenën ku fitoi kurorën

30.08.2020 - 09:15

Në datë 18 shtator pritet të mbahet mbrëmja gala e “Miss Universe Albania & Kosovo 2020” në orën 20:00.

Kjo mbrëmje pritet të bëjë bashkë më të bukurat e Shqipërisë dhe Kosovës, për të kurorëzuar më pas vajzat që do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në kompeticionin “Miss Universe”.

Drejtimi i mbrëmjes gala u është besuar dy modeleve të njohura shqiptare, Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit, të cilat do të bëhen bashkë me moderatorin Alaudin Hamiti, në këtë rrugëtim që me siguri do t’i ngjallë shumë kujtime.

Dy mikeshat e ngushta do të jenë moderatoret e mbrëmjes, që do të sjellë shumë surpriza për audiencën, midis tyre dhe performanca me muzikë ‘live’ nga artistët e njohur si: Ledina Çelo, Flori Mumajesi, Bruno, Anxhela Peristeri, Xheni Hasanaj, Mateus Frroku dhe Klajdi Haruni.

Kujtojmë se vetë Adrola Dushi e ka fituar këtë kompeticion në vitin 2012, duke u zgjedhur si vajza më e bukur shqiptare, për të vazhduar më pas një karrierë si modele në Amerikë.

Ndërsa Xhesika Berberi ka përfaqësuar Shqipërinë pas kurorëzimit nga ky kompeticion në vitin 2011, në një spektakël, i cili ka marrë vëmendjen maksimale nga teleshikuesit.

Ndër emrat që kanë përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe” ndër vite kanë qenë dhe Angela Martini, Anisa Kospiri, Eralda Hitaj etj. Përfaqësuesja e fundit e tij ka qenë Cindy Marina, vetëm 1 vit më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN