MENU
klinika

Ndërron jetë kalimtari

Aksident i rëndë në bypass-in e Fierit

10.08.2020 - 07:16

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të mbrëmje në afërsi të fshatit Baltës të Fierit.

Mësohet se nga aksidenti, ka vdekur një burrë, identiteti i të cilit nuk dihet.

Mendohet se burri ka qenë kalimtar, është shtypur nga një automjet e më pas është përplasur nga një makinë tjetër.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.