MENU
klinika

Një grua humb jetën rrugës për në spital

Aksident i rëndë në Golem, përplasen tre automjete

31.08.2020 - 12:12

Një grua ka humbur jetën për fat të keq si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në mesditë në Golem. Tre mjete u përplasën në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit me inicialet M.D. dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan në spital por njëra prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.