MENU
klinika

“Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”

Ambasada Amerikane del me mesazhin e ‘koduar’ për politikën shqiptare

01.08.2020 - 09:26

Ambasada Amerikane teksa ka kujtuar 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.

Ambasada ka sjellë në2 vëmendje parimin ‘përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës’.

“Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre. 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”, shkruan Ambasada Amerikane.