MENU
klinika

Shuma rekord

Shitet në ankand kitara ikonike e Elvis Presley

06.08.2020 - 14:52

Është shitur në ankand për 1.32 milion dollarë kitara ikonike akustike e Elvis Presley, Martin D-18 e 1942. Kjo është padiskutim aseti më i vlerësuar i Presley.

Elvis e ka mbajtur këtë kitarrë në karrierën e tij nga viti 1954 dhe 1956. Eshte quajtur ‘Sun Sessions’ sepse mbreti i Rok and Roll e ka përdorur në studiot ikonike të Sun Studios të Memphis për të regjistruar disa nga këngët e tij më të famshme dhe të paharrueshme, mes të cilave ‘That’s All Right (Mama)’, ‘Blue Moon of Kentucky’ dhe ‘Good Rockin’Tonight’.

Elvis e kishte blerë këtë kitarre nga O.K. Houck’s Piano Store, një dyqan intrumentesh muzikore në Memphis, duke dorëzuar Martin 000-18 e tij. Ai dekoroi trupin e kitarës me gërma metalike që formonin emrin e tij ‘ELVIS’. Mbeti vetëm ‘ELVI’, sepse ‘S’ kishte rënë.

Ja emisioni ku do ta shohim këngëtaren e njohur!

Adelina Ismaili rikthehet në ekran

Për 150 milionë dollarë në Netflix

Harry e Meghan si Kardashian