MENU
klinika

Pala greke lejon të kalojnë 300 persona në ditë

Ankohen shqiptarët në Kapshticë: Na bëni derman!

29.08.2020 - 11:32

Mund të duket absurde, por pavarësisht se qytetarët shqiptarë kanë bërë tamponin në vendin e tyre lejohen të kalojnë në kufirin me Greqinë me numër të kufizuar.

Pas radhëve mbi 25 kilometra të mesit të gushtit, krijohen sërish radhë pas këtij pretendimi se lejohen të kalojnë vetëm 300 persona në kufi.

Qytetarët ankohen se ju skadon afati prej 72 orësh i tamponit dhe se do t’ju duhet të paguajnë sërish për një analizë të re si dhe për biletën e autobusit. Përgjigjen e kërkojnë nga qeveria shqiptare.

“Zgjodhëm të ktheheshim sot se e kishim të planifikuar, s’ka përditë autobusa. Ne bëmë tamponin e morëm përgjigjen dhe sot që në 9 jemi këtu. Na bëni derman, s’kemi më lekë për tampon, po na skadon afati prej 72 orësh”,- shprehet një qytetare.

“Do bëj tampon tjetër unë do vij prapë. e njëjta gjë do ndodhë këtu. Shteti të lëvizë!”, shprehet i irrituar një tjetër qytetar.

“Ku të vemi? Lëvizni për këtë popull! E kam bërë pardje tamponin, dje kam ardhur këtu, polici më tha që nesër në orën 6 hapet kalimi. Tani kaluan 300 vetë, ne mbetemi. Këta po tallen me popullin”,- thotë një tjetër.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë