MENU
klinika

Emrat/ Ja kush janë auorët

Arrestohen korçarët që grabitën dhe plagosën emigrantët

18.08.2020 - 08:14

Policia e Korçës ka arrestuar 2 të rinj, të cilët akuzohen se janë autorë të grabitjes me dhunë të 4 emigrantëve dhe plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi më datë 2 gusht.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Ronaldo Mehmeti, banues në fshatin Moravë, Korçë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) si dhe Ergin Brami, 25 vjeç, banues në Vlorë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Ndalimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 shtetasve të huaj, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre, i cili mori mjekimin e nevojshëm pranë Spitalit Rajonal Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” të kryera në bashkëpunim.