MENU
klinika

Merrnin ryshfet dhe nuk kontrollonin disa subjekte

Arrestohet drejtori i Tatimeve në Korçë dhe një specialist

27.08.2020 - 16:53

Policia ka arrestuar ditën e sotme drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Korçë.

Mësohet se gjithahstu është vënë në pranga edhe një specialist i regjistrimeve, pasi akuzohen për korruspion pasiv.

Në funksion të këtij procedimi nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Tatimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Thoma Tontonozi, 58 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.

S. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës të Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë nën drejtimin e Prokurorit të SPAK, ka vendosur masën e sigursë “Arrest në burg” për dy shtetasit e mësipërm.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, intesivisht për një muaj nën drejtimin e Prokurorit të çështjes dhe gjatë finalizimit të operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare dhe dokumentacion që vërteton implikimin e dy punonjësve në veprimtari korruptive.

Këta shtetas kundrejt rryshfetit i kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore. Nën drejtimin e SPAK, vijonë hetimet për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN