MENU
klinika

Topçinjtë kapin Europën

Arsenal triumfon në derbi, rrëmben kupën

01.08.2020 - 19:34

Arsenal nuk del bosh këtë sezon. Kupa e Anglisë ishte trofeu që mund të justifikonte sezonin dhe Topçinjtë ia dolën, duke fituar 2-1 në derbi ndaj Chelsea. Trofeu i parë për trajnerin Arteta.

Ishin Blutë e Londrës që kanë zhbllokuar ndeshjen me një gol të bukur të Pulisic në minutën e 5-të. Por Topçinjtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 28-të me Aubameyang, i cili ka fituar dhe ka transformuar një penallti në minutën e 28-të. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në minutën e 67-të, Aubameyang, pas pasimit në zonë nga Pepe, shmanget bukur dhe nuk fal, duke realizuar një gol shumë të bukur. Arsenal kalon në avantazh. Për Chelsean gjërat vështirësohet kur Kovacic ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në 73’ dhe lë të tijtë me 10 vetë.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund, me Chelsea që nuk u dorëzua, edhe pse ishte në inferioritet numerik. Arsenal nuk e vrau dot ndeshjen, por gjithsesi ruajti avantazhin dhe ngriti kupën. Suksesi i parë i trajnerit Arteta, që con Arsenalin në grupet e Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbys Liverpool, City me goleadë

Mbyllet Premier League, ja verdiktet e sezonit