MENU
klinika

Kurioziteti

Atalanta afro 100 gola, por asnjë italian nuk shënoi

05.08.2020 - 16:48

Atalanta bëri një sezon fantastik, duke siguruar jo vetëm pjesëmarrjen në Champions League, por edhe duke qenë skuadra që shënoi më shumë gola në Serie A, e dyta në Europë pas Manchester City.

Ekipi i Gasperinit shënoi 98 gola në 38 ndeshje. Por në këtë arritje të bergamaskëve nuk ka aspak pjesëmarrje italianësh. Në 98 golat e shënuar nga zikaltërit, asnjë lojtar italian nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, çka përbën një rekord unik, pasi kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit italian.

Një rekord, të cilin përtej Adriatikut do e quajnë negativ për shkak se Atalanta duhet të promovojë edhe produktin vendas. Gasperini ka shumë pak lojtarë italianë në skuadër, ku më i aktivizuari është Matia Caldara, i cila ka luajtur në 14 ndeshje këtë sezon, pa futur në këtë renditje portierin Golini. Berat Gjimshiti shënoi 2 gola.