MENU
klinika

Deklarata në revistën “Parade” të Kajros, më 1944

Baba Faja: Jam këtu, vetëm si patriot shqiptar!

21.08.2020 - 12:08

       “France” ka botuar, të enjten e 10 shkurtit 1944, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Baba Fajë Martaneshit për revistën “Parade”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:


Gazeta “France” ka folur tashmë disa herë për guerilët shqiptarë. Revista “Parade” botuar në Kajro, dhe prej së cilës A.F.I. citon disa fragmente, na jep detaje të reja mbi veprimtarinë e atdhetarëve shqiptarë.

Ndër udhëheqësit e këtyre guerilasve gjendet një figurë piktoreske: Baba Faja, kryetari i manastirit mysliman të dervishëve (bektashinjve). Ai u largua nga manastiri për të shkuar në pyll (shkurre) dhe shkëmbeu shkopin, një shenjë të dinjitetit të tij, për një “tommy gun”, dhuratë e misionit ushtarak britanik.

Ai deklaroi kohët e fundit: “Unë jam këtu vetëm si një patriot shqiptar. Çdo njeri që dëshiron të luftojë kundër pushtuesit, pavarësisht fesë së tij, është i mirëpritur.”

Një tjetër grup patriotësh u binden urdhrave të Mehmet Shehut, veteran i luftës civile spanjolle. Ky grup mban titullin domethënës të “Brigadës së Hakmarrjes”. Ai lufton kryesisht në jug të Shqipërisë.

Së fundi, në mesin e guerilasve, ka italianë, dezertorë, dhe gjithashtu jugosllavë, të cilët u strehuan në Shqipëri për t’i shpëtuar rekrutimit nazist. Me pak fjalë, këta guerilë shqiptarë u ngjajnë, për nga përbërja e tyre heterogjene, brigadave ndërkombëtare të Madridit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse trembej SHBA-ja dhe Evropa pas vdekjes së diktatorit

CIA: Ramiz Alia vendosi të hapë Shqipërinë me porosi të Enver Hoxhës

Historia tragjike e oficerit të Zogut

“Gjyshi im, shpëtoi Enverin nga ballistët, por…”