MENU
klinika

"Shpresa për zgjedhje të rregullta ka marrë fund"

Ben Andoni: Pandemia ka shtuar krizën ekonomike tek shqiptarët

06.08.2020 - 16:58

Analisti Ben Andoni deklaroi se pandemia e koronavirusit ka shtuar krizën ekonomike tek shqiptarët.

Andoni tha se shpresa për zgjedhje të rregullta ka marrë fund dhe se edhe këtë herë, nuk pritet që të kemi mbajtjen e zgjedhjeve me standardet që duhet.

“Në Kosovë është fashitur tashmë shumë ideja e shkëmbimit të territoreve. Hashim Thaci dhe Aleksandër Vucic janë të vegjël përpara ndërkombëtarëve. Sa i përket Shqipërisë, nuk do të kemi zgjedhje të rregullta këtë herë dhe kjo duket haptazi. Kjo struktura e listës që po bëhet në PD duket paksa status quo. Besoj se shqiptarët do të shkojnë drejt një refuzimi për të votuar në zgjedhje.

Shqiptarët kanë nevojë për një zë opozita. Që sot, zgjedhjet do të jenë problematike. Shoh zotin Rama si autokrat, por e njëjta gjë ndodh edhe në PD. Nëse zgjat pandemia shumë, do të na kthejë në vitet 90-të. Kam dëgjuar që në kurset gjermane, shkojnë shumë vajza dhe djem të rinj. Në kurset gjermane shkonin shumë persona, të rinjtë, sepse e shikojnë të ardhmen në Gjermani apo diku gjetkë e kjo është për keqardhje”, deklaroi Andoni.