MENU
klinika

Pëson lëndime pronari i shtëpisë

Bombola e gazit shkrumbon banesën në Pogradec

05.08.2020 - 08:11

Si pasojë e rrjedhjes së gazit, në një shtëpi dy katëshe në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit, ka shpërthyer në flakë kati i parë i një banese dy katëshe si dhe ka marrë dëmtimë dhe djegje trupore pronari i shtëpisë.

Burime bëjnë të ditur se rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Pogradec-Drilon, një banesë dy katëshe ka shpërthyer në flakë.

Sapo i zoti i shtëpisë është munduar të ndezë dicka në guzhinë, sipas forcave zjarrfikëse, ambjenti ka qenë i mbushur nga gazi, i cili më pas ka provokuar edhe flakët. Nga kjo ngjarje është dëmtuar i zoti i shtëpisë, pasi bashkëshortja ndodhej në katin e dytë të ndërtesës.

Momentalisht ky shtetas po merr mjekim në spital, ndërsa llogariten edhe dëme të shumta materiale në katin e parë të godinës.

Shtëpia është djegur në një masë të konsiderueshme. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, e cila ka shkuar tërësisht flakët. Po ashtu, në vendngjarje kanë shkuar edhe specilistë, të cilët kanë cmontuar bombulën e gazit, e cila shkaktoi shpërthimin në banesë. Policia ka njoftuar po ashtu këtë ngjarje.

“Në Pogradec, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit Y. L., rreth 64 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Pogradecit”, thuhet në njoftimin e policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’