03.08.2020 - 08:42
Rreth 90 për qind e numrit të të gjitha transaksioneve të tregut të titujve të Qeverisë në gjysmën e parë të vitit janë transkasione të kryera në bono thesari.
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar të dhënat e zhvillimit të tregut të titujve të qeverisë për periudhën Janar-Qershor 2020, ku vihet re se është dominuar në masën 67.1% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 32.9% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione).
Sipas scan pjesëmarrja në tregun e titujve të Qeverisë, për periudhën janar-qershor 2020 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.54% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.