MENU
klinika

Shkenca e gjumit

Çfarë i ndodh trupit të njeriut në atë fazën kur sytë levizin shpejt?

15.08.2020 - 06:54

Shkenca e gjumit: si ajo fazë e gjumit gjatë së cilës sytë lëvizin shpejt (REM) vë në rregull emocionet negative.

“Kujtesa nuk është kurrë tamam si origjinalja… është një akt i vazhdueshëm krijimi. Imazhet e ëndërrave janë produkt i këtij krijimi.”

Për gjysmën e shekullit të kaluar, hulumtuesja mbi gjumin Rosalind D. Kartrait ka kryer një nga punët më imponuese dhe me influencë në këtë fushë, duke e listuar shkencen moderne në rishikimin dhe zgjerimin e teorive të Jung dhe Frojd mbi rolin e gjumit dhe ëndërrave në jetën tonë.

Në librin “Mendja 24 orëshe: roli i gjumit dhe ëndërrimit në jetët tona emocionale”, Kartrait ofron një histori tërheqëse mbi kërkimet mbi gjumin, ku në të njejten kohë tregon se sa kemi arritur të kuptojmë këtë të tretë jetësore të jetëve tona dhe sa kemi akoma për të kuptuar.

Një aspekt veçanërisht mahnitës i hulumtimeve të saj ka të bëjë me ëndërrimin si një mekanizëm që rregullon emocionet negative dhe marrëdhënien ndërmjët gjumit REM dhe depresionit:

Sa më i thellë të jetë depresioni, aq më herët fillojnë fazat e REM. Ndonjëherë fillon 45 minuta pas rënies në gjumë. Kjo do të thotë që rrethi i parë i gjumit NREM (levizja jo e shpejtë e syve) të këtyre njerëzve arrin rreth gjysmën e gjatësisë së kohës së zakonshme.

Kjo REM e herëshme zëvendëson gjumin e thellë fillestar, që nuk mbulohet plotësisht vonë gjatë natës. Ky zëvendësim i gjumit të parë të thellë shoqërohet nga një mungesë e madhe e rrjedhës së zakonshme të rritjes së hormoneve.

Kohëmatja e çlirimit më të madh të rritjes së hormoneve te njerëzve bëhet në gjatë fazës së parë të gjumit të rëndë. Ata që janë në depression kanë vetëm pak valë të ngadalshme të gjumit , shkallët 3 dhe 4 të fazave të gjumit dhe nuk kanë puls të madh HGH (rritja e hormoneve të njeriut); dhe përveç rritjes, HGH lidhet me riparimin fizik.

Nëse nuk bëjmë gjumë të thellë mjaftueshëm, trupat tanë duan më shumë kohë të shërohen dhe të rriten. Mungesa e vrullit të madh të HGH gjatë gjumit të parë të thellë vazhdon tek shumë pacientë që janë në depression edhe kur ata e kanë kaluar depresionin.

Periudha e parë e gjumit REM jo vetëm që fillon herët gjatë natës tek njerëzit që janë klinikisht në depression, por është shpesh jonormalisht e gjatë. Në vend të 10 minutave apo diçka e tillë që zgjat zakonisht, kjo REM mund të zgjasë dhe dy herë më shumë. Lëvizjet e syve gjithashtu janë shumë jonormale- ose shumë të rralla ose shumë të shpeshta. Në fakt, ata disa herë janë aq të shpeshta saqë kanë marrë emrin “stuhia e levizjes së syve.”

Por ajo çfarë i vë në mëdyshje hulumtuesit është se kur këta pacientë në depresion zgjohen 5 minuta pas episodit të parë të gjumit REM, e kanë të pamundur të shpjegojnë se çfarë kanë përjetuar.

Kjo paaftësi për të kujtuar ëndërrat në depresion është trajtuar studim pas studimi, por është e paqartë nësë është për shkak të ngurrimit të pacientëve për të folur me hulumtuesit apo për shkak së nuk formohet dhe nuk krijohet në të vërtetë asnjë ëndërr. Këtu ka ndihmuar për të hedhur dritë teknologjia e fundit:

Teknologjia e imazheve të trurit ka ndihmuar për të hedhur dritë në këtë mister. Duke skanuar pacientët në depresion ndërsa janë në gjumë ka treguar se zonat e tyre emocionale të trurit, sistemet limbike dhe paralimbike, aktivizohen në një nivel më të lartë gjatë gjumit REM sesa kur janë zgjuar.

Aktiviteti i lartë në këto zona është gjithashtu i zakonshëm në gjumin REM tek njerëzit që nuk janë në depresion, por ata në depresion kanë një aktivitet edhe më të lartë në këto zona.

Kjo mund të jetë e pritshme- pas të gjithave, ndërsa janë në gjumin REM këta individë kanë gjithashtu aktivitet të lartë në zonat sipërfaqësore ekzekutive, ato që lidhen me mendimin racional dhe vendim marrjen. Ata që nuk janë në depresion nuk e paraqesin këtë aktivitet në studimet mbi imazhet e trurit REM.

Janë munduar për ta interpretuar këtë zbulim… mbase si një përgjigje të aktivitetit të tepruar në zonat përgjegjëse për emocionet. Kartrait kaloi afërsisht tre dekada duke investiguar “se si një çrregullim i humorit që ndikon në aftësinë njohëse, motivim, dhe shumicën e gjendjes emocionale gjate kohës kur jemi zgjuar shfaqet në ënderra.”

Ajo çfarë ishte e vështirë ishte kuptimi i thelbit për këtë paaftësi për të kujtuar ëndërrat e gjumit REM, për shkak se anti-depresionet e shtypnin atë fazë të qarkut të gjumit, por kërkimet ë mëvonshme sugjeruan që kjo shtypje e REM mund të jetë mekanizmi përgjegjës për riaktivizimin e depresionit.

Kjo na sjell tek qëllimi i ëndërrimit. Kartrait shpjegon:

Përveç ndryshimeve në terminologji, të gjitha teoritë kontemporane të ëndërrimit kanë një fushë të përbashkët- ato të gjitha theksojnë se ëndërrat nuk janë për motive prozaike, jo për leximin, shkrimin, aritmetikën, por për emocionin, apo atë çfarë psikologët i referohen si ndikim (affect).

Ajo çfarë mbartet nga orët e zgjimit tek gjumi janë përjetimet e fundit që kanë një ndikim emocional, shpesh janë ato me ton negativ por që nuk janë vënë re direkt apo nuk janë zgjidhur komplet.

Një qëllim i propozuar i ëndërrimit, të asaj çfarë realizon ëndërrimi (që njihet si funksioni rregullator i humorit të terorisë së ëndërrave) është se ëndërra rregullon shqetësimet në emocione, duke rregulluar ato që janë problematike.

Hulumtimi im, po ashtu dhe ai i hulumtuesve të tjerë këtu dhe në shtete të tjera, e mbështet këtë teori. Studimet kanë treguar se humori negativ rregullohet gjatë natës. Nuk i është kushtuar edhe shumë vëmendje mënyrës se si kjo gjë është realizuar.

Unë supozoj se disa eksperienca shqetësuese zgjimi riaktivizohen në gjumë dhe duke u bartur në REM, ku bëhet e ngjashme më ndjesinë e kujtimeve të mëparshme, stimulohet një rrjet organizimi dhe shfaqet si një sekuencë imazhesh të përbëra që në i përjetojmë si ëndrra.

Kjo përzierje e fragmenteve të kujtesave të reja dhe të vjetra modifikon rrjetin e kujtimeve me ndikime emocionale, dhe kështu rifreskon atë mbas së cilës në mbahemi “kush jam unë dhe çfarë është dhe çfarë nuk është e mirë për mua.”

Në këtë mënyrë, ëndërrimi shpërndan ngarkesën emocionale të ngjarjes dhe kështu e përgatit atë që po flen për tu zgjuar dhe për ti parë gjërat më me pozitivitet, gati për një fillim të ri. Kjo nuk ndodh gjithmonë brenda një nate; ndonjëherë një organizim i madh i prespektivës emocionale të vetë kuptimit tonë duhet të realizohet- nga gruaja tek vejusha apo nga martesa në beqari, duke marrë shumë netë.

Ne duhet të kërkojmë për ndryshimet e ëndërrave brenda natës dhe gjatë kohës për të zbuluar nëse një ndryshim produktiv po ndodh. Në kuptime më të gjëra, ky është përkufizimi i funksionit që rregullon humorin e ëndërrave, thelbi i modelit të ri mendjes 24 orëshe që unë po supozoj.

Nga fundi i librit, Kartrait vëzhgon rolin e gjumit dhe ëndërrave në konsolidimin e asaj çfarë ne e quajme “vetja,“ me një tjetër paralajmërim kundrejt kapacitetit vetë rregullues të kujtesës.

Tek ata që flenë mirë, mendja është vazhdimisht aktive, duke rishikuar ekperienca nga e djeshmja, duke zgjedhur cilat informacione të reja janë të rëndësishme për t’u ruajtur për shkak të spikatjeve të tyre emocionale.

Ëndërrat nuk janë të pakuptimta, as nuk merren tamam si shprehje të dëshirave fëmijërore.

Ato janë rezultat i ndërlidhjes së eksperiencave të reja me atë çfarë tashmë është e regjistruar në rrjetin e kujtesës. Kujtesa nuk është kurrë tamam si origjinalja, por një akt i vazhdueshëm krijimi. Imazhet e ëndërrave janë produkt i këtij krijimi.

Ato krijohen nga njohjet ndërmjet disa përjetimeve të tashme me vlerë emocionale duke u krahasuar me kujtime me nuanca të ngjashme me to.

Këto rrjete bëhen një mënyrë e zakontë e jona e të menduarit, e cila i jep vazhdimësi sjelljes sonë dhe neve na jep një ndjesi koherente se kush jemi ne. Kështu, përmasat e ëndërrave janë elemente skemash, dhe riprezantojnë ekperiencën e akumuluar dhe shërbejnë si një filtër dhe për të vlerësuar të dhënat e ditës së re.

Gjumi është një aktivitet intensiv, duke ndërthurur burime të mendimeve me vlera emocionale, ndërsa i përshtaten apo sfidojnë strukturën organizuese që paraqet idenitetin tonë. Një funksion i gjithë këtij veprimi, besoj, është për të rregulluar emocionet shqetësuese më qëllim për t’i mbajtur larg nga prishja e gjumit dhe funksionimit gjatë zgjimit.