MENU
klinika

Shtatori nëpër banka...

Çfarë ndodhi me fëmijët në shkolla, gjatë gripit spanjoll?

19.08.2020 - 14:49

      Kjo nuk është hera e parë, që shtetet përballen me vendimin e vështirë për t’i hapur ose jo shkollat, në situatën pandemike.

Diskutime të tilla të zjarrta, pati edhe gjatë krizës së vitit 1918, edhe pse asokohe, bota ishte një vend shumë i ndryshëm nga sot. Gripi i tmerrshëm spanjoll vrau të paktën 5 milionë vetë, sipas shifrave zyrtare, përfshirë 675,000 amerikanë. Ndonëse shumica e qyteteve në SHBA, zgjodhën t’i mbyllnin shkollat atëherë shkollat, historianët thonë se New York-u, Chicago-ja dhe New Haven-i, zgjodhën ta vazhdonin mësimin.

Vendimi i zyrtarëve të shëndetësisë në ato qytete, bazohej në masë të madhe mbi pretendimet se nxënësit do të jenë më të sigurt në shkolla, ku u vendos të merreshin masa të forta higjienizimi dhe ventilimi për ambientet e brendshme.

“New York-u kishte rreth 1 milion nxënës, në vitin 2018. Ai ishte njëri prej qyteteve që u godit më shpejt dhe më rëndë nga gripi dhe fëmijët, në një pjesë të mirë të rasteve, përballeshin me mjedise më të pastra në shkolla sesa në shtëpi”, – thoshte për “New York Times”, kreu i shëndetësisë për qytetin, Dr. Royal S. Copeland.

Mësuesit i kontrollonin nxënësit për shenja sëmundjeje; ata me simptoma izoloheshin e ndërkohë, dikush nga departamenti i shëndetësisë i kontrollonte. Rregulla të ngjashme ishin në fuqi dhe në Chicago, ku pavarësisht masave, numri i mungesave në shkolla u rrit ndjeshëm nga situata, teksa punonjësit e shëndetit publik flisnin për një “fobi të vërtetë” që kishte shpërthyer ndaj gripit, mes prindërve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë na mëson historia!

A do të kemi trazira sociale pas pandemisë?

Nga Project Syndicate

COVID-19 apo “déjà-vu”?

I mbijetoi dhe gripit spanjoll

108 vjeçari fiton betejën me Covid