MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat e një ngushtimi uretral?

01.07.2023 - 15:48

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë shenjat e një ngushtimi uretral?

Përgjigjet mjeku: Këto simptoma mund të klasifikohen në shenja të buta dhe në shenja të ashpra, siç është retensioni urinar (paaftësia për të urinuar). Por striktura uretrale mund të jetë edhe asimptomatike (pa shenja klinike).

Megjithatë, ndër shenjat konkrete të këtij problemi rezultojnë të jenë: Vështirësia e fillimit të urinimit (hezitimi), urinim me dhimbje (dysuria), infeksionet e traktit urinar, mbajtja e urinës, presion i vogël i urinimit, gjaku në urinë (hematuria), gjaku në spermë (hematospermia), humbja e kontrollit të fshikëzës së urinës, urinimi i shpeshtë, si dhe përpjekjet e vështira që duhet të bëni për të urinuar”.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.