MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat paralajmëruese të ulcerës së stomakut?

26.08.2020 - 10:56

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë shenjat paralajmëruese të ulcerës së stomakut?

Përgjigjet mjeku:  Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme që shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike. Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. 3 shenjat paralajmëruese të tyre që s’duhet t’i injoroni kurrë.

1. Të vjella ose jashtëqitje me gjak

Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë kafe të errët me gjak, ose jashtëqitje jo normale me ngjyrë të zezë, e cila mund të jetë treguese e gjakut të tretur.

2. Ndjesia e një barku të rënduar

Nëse keni ndjesinë e barkut që ju rëndon, sikur të keni pirë një sasi të madhe uji shumë shpejt, duhet të bëni një vizitë, pasi kjo shenjë është gjithashtu treguese se mukoza dhe funksionet e stomakut nuk janë optimale.

3. Urth

Nëse keni një ndjesi djegëse në kraharor apo ndjeni që lëngjet e stomakut t’ju kthehen në ezofag, kjo mund të jetë shenjë e këtij problemi shëndetësor. Simptoma të tjera, të tilla si gromësimat , fryrja ose ndjenja e përhershme e ngopjes, gjithashtu mund të jenë shenjë e ulcerës së stomakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.