MENU
klinika

NBA, play-off

Clippers marrin avantazhin, ngushtojnë Nuggets

26.08.2020 - 11:28

Los Angeles Clippers është vetëm një fitore larg kalimit në gjysmëfinale, teksa në ndeshjen e sotme triumfoi 154-111 ndaj Dallas Mavericks, sfida e pestë çerekfinale play off në Konferencën e Perëndimit.

Tani skuadra kaliforniane udhëheq 3-2 serinë, por i duhet edhe një sukses për të kaluar më tej. Fitore e lehtë dhe e merituar e ekipit kalifornian, që e dominoi ndeshjen. Paul George realizoi 35 pikë, ndërsa Kawhi Leonard 32, duke bërë diferencën në parket.

Edhe ndeshja tjetër e luajtur sot është po e Konferencës së Perëndimit, me Denver që mban hapur shanset për një vend në gjysmëfinale. Nuggets fituan 117-107 ndaj Utah Jazz, sfidë e vendosur në minutat e fundit. Murray realizoi 42 pikë, mbështetur edhe nga Jokic me 31.

KONFERENCA E LINDJES – ÇEREKFINALE PLAY OFF

Milwaukee Bucks – Orlando Magic (3-1)

Toronto Raptors – Brooklyn Nets (4-0)

Boston Celtics – Philadelphia 76ers (4-0)

Miami Heat – Indiana Pacers (3-0)

KONFERENCA E PERËNDIMIT – ÇEREKFINALE PLAY OFF

Los Angeles Lakers – Portland Blazers (3-1)

Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks 154-111 (3-2)

Denver Nuggets – Utah Jazz 117-107 (2-3)

Houston Rockets – Oklahoma City Thunder (2-2)