MENU
klinika

Ja pse është shtyrë!

Ç’u bë me dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës?

11.08.2020 - 14:58

Prej kohësh mediat kanë shkruar për dasmën e famshme të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, e cila duket se vonoi gjatë.

U përfol se dasmë do të kishte këtë pranverë, por lajmet u mohuan nga vetë Armina e cila i kërkoi ndjekësve të saj të mos besonin gjithçka që dëgjonin.

Blogerja u shpreh se kur të ketë një datë fikse do ta ndajë me publikun, duke pohuar se dasmë do të ketë por nuk dihet kur.

Në mes të emergjencës Covid-19, dikush është bërë kurioz për dasmën e shumëfolur të çiftit dhe s’ka ngurruar të pyesë Arminën se ç’bëhet me planet e saj.

Ashtu siç e prisnim, dasma është shtyrë sërish dhe duket se tashmë as Armina vetë nuk e ka idenë se kur do të martohet me Shkëlzenin.

“E shtyve dasmën për shkak të Covid-it?”-e pyet ndjekësi të cilit blogerja i është përgjigjur:

“Po, sepse mendoj se këtë periudhë nuk duhet të ketë grumbullime. Shumë dasma janë shkaku i infektimit të njerëve. Kujdesuni!”

Armina dhe Shkëlzeni kanë më shumë se 5 vite bashkë. Ata po bashkëjetojë prej disa kohësh dhe në tetor të vitit 2018 celebruan dashurinë e tyre me fejesë në një ceremoni private.