10.08.2020 - 17:33
Dërgesat e iPhone-ëve kinezë mund të ulen me 30% nëse Apple detyrohet të heqë aplikacionin WeChat nga App Store, ka parashikuar një analist.
Fshirja e platformës popullore së gjigantit kinez të teknologjisë Tencent mund të ndikojë në shitjet e iPhone në gjithë botën. Dërgesat vjetore të të gjitha pajisjeve Apple, ku përfshihen Airpod, iPad dhe kompjuterat Mac, mund të bien me një të katërtën.
Parashikimet ndjekin vendimin e presidentit Donald Trump për të ndaluar aplikacionin WeChat në Amerikë që nga mesi i shtatorit.
Si pasojë, Apple mund të detyrohet të fshijë plotësisht aplikacionin nga App Store.