MENU
klinika

Zbulohet kujt i përkasin targat

Detaje të reja nga ekzekutimi mafioz që tronditi sot Shkodrën

09.08.2020 - 13:14

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Gjin Ndoji mëngjesin e sotëm në rrugën e Vaut të Dejës.

Mësohet se në vendin e quajtur “Benti” i fshatit Mali Jushit, është gjetur i djegur një mjet tip Benz me targa AA 346 LC.

Nga verifikimet e bëra rezulton se targat e këtij mjeti i përkasin mjetit tip “Fiat Punto”.

Mësohet se këto targa rezultojnë të vjedhura me datë 20.06.2020, në rrugë në Ishëm Durrës në pronësi të shtetases A. K banuese në Durrës e cila ka bërë kallëzim për këto targa.