MENU
klinika

Lista

Dhjetëshja e mbiemrave më të përhapur në Kosovë dhe Shqipëri

13.08.2020 - 06:41

Mbiemrat e njerëzve (patronimet), përveç përkatësisë identitare, shëmbëllejnë edhe mjedisin social e kulturor. Të tillë janë edhe mbiemrat e njerëzve në Kosovë dhe Shqipëri.

Derisa shënimet e Perandorisë Osmane për katër vilajetet shqiptare nuk sjellin gjë me vlerë në lëmë të llagëpeve për shkak se nuk ishte praktikë përdorimi i tyre, në shtetin e sapoformuar shqiptar kur fillojnë të kryen regjistrimet e para, vihen edhe mbiemrat e familjeve dhe individëve, shkruan Konica.al.

Në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare që u pushtuan nga Serbia, mbiemrat e shqiptarëve shpesh u ndajmbathën edhe me mbaresat sllave -iç ose -viç.

Studiuesit që merren me këtë çështje konsiderojnë se mbiemrat tufëzohen në katër kategori të mëdha sipas mënyrës së motivimit të tyre:

1. Mbiemra që tregojnë vijimësinë ose birërinë e drejtpërdrejtë të bartësve, të tillë si Ahmeti, Hasani, Ramadani, Rexhepi, etj.

Mbiemra që motivohen nga vendbanimi, fshati, qyteti ose krahina: Dibra, Peja, Shkodra, Berisha, Krasniqi.
Mbiemra që motivohen nga zanatet apo titujt fetarë dhe ushtarakë: Berberi, Kasapi, Nallbani, Sahatxhiu, Hoxha, Shehu, Bimbashi, etj.
Mbiemra që formohen nga nofka e ndonjë parardhësi, të tillë si Qorri, Topalli, Çollaku, etj. Sidoqoftë, laryshia e formimit të mbiemrave ndër shqiptarë është mbresëlënëse. Ka mbiemra të formuar nga gjësende të përdorimit të përditshëm (Baruti, Fylli, Krypa); në bazë të ndonjë shtaze a shpendi (Daci, Bylbyli, Shotani, Zogu); në bazë të ndonjë bime (Dushku, Kalaveshi), ose edhe në bazë të ndonjë vendi ose kombi tjetër (Arapi, Boshnjaku, Gorani, Çerkezi, Maqedonci).

Dhjetëshja e mbiemrave më të përdorur në Shqipëri:

Hoxha
Shehu
Prifti
Çela
Leka
Dervishi
Hysi
Rama
Dibra
Abazi

Dhjetëshja e mbiemrave më të përdorur në Kosovë:

Krasniqi
Gashi
Berisha
Shala
Morina
Bytyqi
Hasani
Hoxha
Rexhepi
Kastrati

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit