Aleksander Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë që nga viti 1994, po kërkon rizgjedhje me të njëjtat metoda autoritare të lodhura që ai ka përdorur në të kaluarën: burgosje e opozitës, ndalim të gazetarëve, etj.
Por njerëzit e Bjellorusisë kanë ndryshuar.
Një lëvizje ka nisur që nga maji, duke arritur kulmin në një tubim jashtë Minskut kohët e fundit, ku pati 60,000 njerëz, më i madhi që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, po përdoret Telegrami, platforma e koduar që lejon njerëzit të shpërndajnë informacione pa kontrollit shtetëror.
Turmat vijnë nga të gjitha sferat e jetës, duke u udhëhequr nga një brez i ri, i cili ka organizuar pjesëmarrjen e madhe në mes të pandemisë koronavirus.
Lukashenko, me shërbimin e tij shtypës të KGB-së, mund të fitojë rizgjedhjen me forcë dhe detyrim.
Por ngjarjet në javët e fundit tregojnë se autoriteti i tij po merr fund.
Svetlana Tikhanovskaya është tani zëri i opozitës. Bashkëshorti i saj, Sergei Tikhanovsky, një YouTuber, ndihmoi në “ndezjen” e protestës kur ai thirri mijëra njerëz për të nënshkruar peticione votimi nën një parullë anti-korrupsion. Sigurisht sheti “e shënjestroi”.
Tikhanovsky u akuzua më 11 qershor për shkelje të rendit publik dhe sulmimin e policisë. Por gruaja e tij, arriti të mbledhë firma të mjaftueshme për votimin.
Javët e fundit, ajo është bërë një “yll politik”.
Në mitingun e madh, ajo bëri thirrje për lirimin e të burgosurve politikë dhe riorganizimin e zgjedhjeve, të lira dhe të ndershme.
Njerëzit e Bjellorusisë, deklaroi ajo, “duan të jetojnë në një vend të lirë.
“Asaj i janë bashkuar edhe dy gra të tjera, Veronika Tsepkalo, burri i së cilës, Valery, u largua nga Bjellorusia për në Moskë nga frika se mos arrestohej, dhe Maria Kolesnikova, pjesë e fushatës së Viktor Babariko, që u arrestua me akuzën e ryshfetit.
Lukashenko u përgjigj duke thënë “shoqëria nuk është aq e matur sa të votojë për një grua.”
Këto janë ditë të rëndësishme për Bjellorusinë. Një gjeneratë e re është në rritje. Por Lukashenko nuk mund të kuptojë atë që po ndodh në vendin e tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al