MENU
klinika

"Pazari i Luftës së Ftohtë"

Dikur i kërkoi nder, ndërsa sot e ndëshkon…

05.08.2020 - 13:08

Vendimi i Donald Trump për tërheqjen e 12,000 trupave nga Gjermania nuk ka asnjë lidhje me shpenzimet e mbrojtjes gjermane.

Presidenti amerikan e ka bërë këtë lloj gjëje më parë. Rasti me presidentin e Ukrainës është një shembull i mëparshëm i Trump që përdor zyrën e tij për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA në nëntor për përfitimin e tij personal dhe të shpërblejë Vladimir Putinin.

Trump është duke përdorur tërheqjen e trupave për të “ndëshkuar”, Kancelaren gjermane Angela Merkel, në një kohë kur ajo po mban një qëndrim më të ashpër kundër Putinit.

Kjo tërheqje katastrofike e trupave kërcënon të shkatërrojë demokracinë e SHBA, të shpërblejë armiqtë e SHBA dhe të dëmtojë miqtë e saj.

Nëse Gjermania nuk po shpenzon sa duhet për mbrojtjem, kjo është për shkak se SHBA donte kështu. “Pazari” i luftës së ftohtë ishte që SHBA të paguanin pjesën më të madhe të shpenzimeve të NATO-s në këmbim të kontrollit mbi mbrojtjen evropiane.

SHBA kërkoi që Gjermania të pranojë raketat, të mos rritë shpenzimet e saj për mbrojtje.

Fakti që Trump vazhdon të përdorë “delikuencën” gjermane në shpenzimet e mbrojtjes për të justifikuar tërheqjen e trupave është dëshmi se disa argumente ushtarake që po bëhen për ndryshimin nga zyrtarët e mbrojtjes amerikane janë false.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al