MENU
klinika

Sulmi i vitit 1945

Dikur në Nagasaki… por, rreziku bërthamor vazhdon

09.08.2020 - 10:30

       Qyteti japonez Nagasaki, shënon ditën e stome, 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, me thirrjet drejtuar liderëve që të bëjnë më shumë për ndalimin e armëve bërthamore.

Në orën 11:02 – në kohën e saktë kur bomba atomike u hodh mbi këtë qytet – të mbijetuarit dhe pjesëmarrësit e tjerë, mbajtën një minutë heshtje për të nderuar mbi 7.000 viktimat.

Bombardimi i 9 gushtit të vitit 1945, erdhi tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima – sulmin e parë në botë me armë bërthamore. Nga sulmi në Hiroshima, u vranë 140.000 persona.

Japonia ishte dorëzuar më 15 gusht 1945, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Kryetari i qytetit të Nagasakit, Tomihisa Taue e lexoi deklaratën e paqes, ku ngriti shqetësimet lidhur me zmbrapsjen nga përpjekjet për çarmatim të shteteve që kanë armë bërthamore.

Taue, përmendi këtu, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, duke theksuar se po rrisin rrezikun e kërcënimit të armatimit bërthamor, duke hequr dorë nga Traktati për armët bërthamore.

“Si rezultat, kërcënimi se armët bërthamore mund të përdoren, po bëhet edhe më shumë real”, – tha ai. Po ashtu, ai bëri thirrje për nënshkrimin e Traktatit të vitit 2017, mbi ndalimin e armëve bërthamore.

Shënimi i këtij përvjetori të sulmit në Nagasaki, ishte më ndryshe këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në ngjarjet për të shënuar këtë ditë morën pjesë vetëm 500 persona, kur një vit më parë, ishin të pranishëm rreth 5.900 vetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta një roman, nga Luan Rama

Lufta: Marguerite Duras dhe Hiroshima…

Treçerek shekulli nga hedhja e bombës së parë

Përkujtohet 75-vjetori i katastrofës atomike në Hiroshima!