MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Djali i ka sytë dhe lëkurën të verdhë. A është shqetësuese?

08.08.2020 - 06:49

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Jam një zonjë dhe kam një problem për djalin tim 22-vjeçar. Para 17 muajsh pamë nga analizat se im bir kishte bilirubinë të lartë në gjak. Pasi ia bëmë të gjitha analizat, morëm kontakt me një doktor dhe ai na tha që bilirubina e tij ëhstë pa problem është e shëndetshme, dua të theksoj se, shyqyr Zotit, djali nuk ka asnjë lloj problemi. Vetëm sytë i ka pak të verdha dhe lëkurën e ka të zbehtë. Ju lutem shumë, më thoni a ka ndonjë rrezik për djalin tim se jam shumë në merak.

Përgjigjet mjeku: Në qoftë se analizat e tjera kanë dalë mirë, dmth eko abdominale, markerat virale etj, do të thotë që me shumë mundësi mund të jenë bilirubinopati kongenitale. Janë dy sindroma Gilbert ose dubin- johnson që nuk përbëjnë asnjë problem për pacientin, domethënë nuk ka mjekim për këtë problem.

Bëhen dhe analiza gjenetike për këtë problem në 2-3 laboratorë në botë, por përsëri nuk është se trajtohet.

Nëse pacienti zverdhet shumë ose ndihet i lodhur, i këputur, duhet shtruar në spital dhe jepen shkarkues për ta eliminuar bilirubinën nga urina.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.