Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar ku ka mbetur i plagosur një 26-vjeçar si pasojë e plagosjes me armë gjahu.
Policia bën me dije se 3 persona, shok mes tyre kanë shkuar për gjah në mënyrë të paligjshme në fshatin Vërzhezhë dhe si pasojë e pakujdesisë është plagosur në 26-vjeçari me iniciale J.Ç.
Si pasojë e kësaj ndodhie policia ka vënë në pranga shtetasit me inicialet M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, E. Ç., 36 vjeç si dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori” të Beratit.
Ndërkohë policia bën me dije se ka arrestuar edhe një tjetër shtetas, S. M., 52 vjeç , administrator i një firme në fshatin Prishtë.
Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi S.M. pasi në fimën që ai administronte është dëmtuar duke punuar shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili rezultoi i pasiguruar dhe në shkelje të rregullave të sigurimit në punë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.