MENU
klinika

6 arsye

E dini pse duhet të përdorim vetëm lugë prej druri?

14.08.2020 - 09:15

Në Egjiptin e Lashtë, luga prej druri nuk përdorej ekskluzivisht vetëm për ushqimin, por edhe për aplikimin e make up-it apo për evente. Fatkeqësisht, në ditët e sotme, lugët prej druri shpesh neglizhohen, pasi zëvendësohen nga ato prej metali, plastike apo silikoni, pavarësisht përfitimeve që kanë.

Por përse janë më të mira lugët prej druri?

Materiali influencon shijen e ushqimit.
Bazuar tek lloji i drurit, luga mund të influencojë shijen e ushqimit, ndryshe nga plastika, e cila e bën ushqimin të duket si plastikë. Drunj të ndryshëm kanë shije të ndryshme.

Është më i mirë.
Krahasuar me metalin, silikonin apo plastikën, druri është më i butë dhe kështu më i këndshëm për t’u prekur. Bishtat e tyre janë edhe më të trashë, gjë që e bën më të lehtë mbajtjen e tyre. Enët prej druri kanë mbajtëse më të trasha, që i bëjnë më të lehta për t’i mbajtur.

Është i sigurt.
Druri është ndoshta materiali më i sigurt në kuzhinë. Metali mund të provokojë reaksion acidi, ndërsa plastika lëshon kimikate kur bie në kontakt me enë të nxehta. Të dyja këto enë kanë edhe cepa të mprehtë që mund t’ju dëmtojnë. Druri nuk ka asnjë prej këtyre disavantazheve. Nuk shkrin si plastika dhe nuk nxehet nga temperaturat e larta si metali, kështu që nuk do ta digjni veten dhe mund ta lini pa frikë lugën brenda një pjate me ushqim të nxehtë.

Druri mbetet traditë.
Druri na kujton traditat e kulturave të ndryshme ndër shekuj. Lugët prej druri mund të trashëgohen ndër gjenerata dhe është e vështirë që e njëjta gjë të ndodhë edhe më një lugë prej silikoni apo metali.

Druri është tregues i moshës, ndryshimit të ngjyrës, formës dhe teksturës. Për më tepër, druri ndryshon shijen e ushqimit që gatuani. Për shembull, nëse vazhdimisht gatuani të njëjtën recetë me të njëjtën lugë, druri ndryshon shijen e ushqimit. Kështu, ndoshta luga e drurit është sekreti i ushqimeve të gjyshes!

Është më praktik.
Druri është i fortë dhe bishti i trashë i një luge të tillë vështirë se mund të thyhet apo shtrembërohet. Për më tepër, ai nuk gërvisht enët prej metali dhe nëse mirëmbahet mund të zgjasë shumë.

Lugët prej druri janë më të mira për mjedisin.
Druri është një burim organik, prandaj nëse doni të mbroni mjedisin, zgjidhni një të tillë.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”