19.08.2020 - 20:51
Policia e Gramshit njofton se kanë gjetur të mbytur në një rezervuar një shtetas 40 vjec.
Personi që u gjet i mbytur është shtetasi V.L, i dyshuar me probleme mendore.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Në fshatin Duzhë, Gramsh, është gjetur i mbytur në rezervuar shtetasi V.L., 40 vjeç, banues në fshatin Duzhë , Gramsh, me probleme mendore.Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.