21.08.2020 - 12:20
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë.
Një 65 vjeçar që ka qenë duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori, i cili e ka zënë poshtë dhe si pasojë shoferi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, thotë policia.