MENU
klinika

Fëmija i tij i parë vjen në fund të verës

Ed Sheeran së shpejti baba

12.08.2020 - 12:09

Këngëtari Ed Sheeran, 29 vjec, do të bëhet baba brenda kësaj vere, siç zbulon ‘The Sun’. Bashkëshortja Cherry Seaborn, 27 vjeç, duket se ka mbetur shtatzënë pak përpara lockdown.

Gjithmonë shumë i fshehur përsa i takon jetës së tij private, ylli i pop-it e ka mbajtur sekret lajmin dhe e ka zbuluar vetëm për miqtë e tij të afërm dhe familjarët, siç tregon tabloidi anglez.

“Ed dhe Cherry janë në qiellin e shtatë”, rrëfen një burim pranë çiftit për ‘The Sun’.

Lajmi i bukur vjen pasi këngëtari britanik kishte njoftuar një pauzë prej dy vitesh e gjysëm për sa i takon muzikës.

Ka qenë vetë artisti që në rrjetet sociale kishte njoftuar për këtë shkëputje nga muzika:Përshëndetje të gjithëve, duhet të ndalem për pak kohë. Ka ardhur koha të dal dhe të shoh një tjetër pjesë të botës’, kishte shkruan Ed në rrjetet sociale.