MENU
klinika

Raporti sipas Kuadrit Makroekonomik

Efektet e Koronavirusit/ Bien investimet totale

03.08.2020 - 08:45

Efektet kanë filluar të ndihen që në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas Kuadrit Makroekonomik 2020-2023, të publikuar së fundmi, Formimi i kapitalit fiks bruto (investimet totale) pati rënie me rreth 3.8 për qind në terma realë vjetorë përgjatë vitit 2019, ndërkohë vetëm për tremujorin e parë të vitit 2020 kjo normë ishte -16.7 për qind.

Kjo rënie, sipas raportit, i atribuohet kryesisht tkurrjes së investimeve në ndërtim, përfshirë projektin TAP, dhe ndikimit që kanë pasur masat shtrënguese kundër përhapjes së pandemisë në ekonomi.

Sipas Acp raporti vlerëson se një kontribut të konsiderueshëm negativ krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vjen edhe prej shuarjes së kontributit pozitiv të ardhur nga faza ndërtuese e projektit TAP që tashmë është pothuajse i përfunduar.