MENU
klinika

Rrëfeu natyrën e vërtetë të dashurisë

Emilie du Chatelet, matematikania franceze e shek. XVIII që gjeti kurën e xhelozisë…

18.08.2020 - 06:00

“Ankthi është vrasësi më i madh i dashurisë,” paralajmëron Anais Nin “I bën të tjerët të ndjehen ashtu siç mund të ndiheshe nëse një njeri që po mbytet po mbahet tek ti. Do që ta shpëtosh por e di që do të të mbysë me panikun e tij.”

Asnjë formë e ankthit nuk e fundos më shumë fuqinë mbrojtëse të dashurisë sesa xhelozia. Filozofi Zviceran Henri-Frederic Amiel bën të tijën në reflektimin mbi dashurinë dhe demonët e saj: “Xhelozia… është pikërisht e kundërta e dashurisë… forma më pasionante e egoizmit, lartësimi i një egoje tiranike, kërkuese dhe të kotë, që nuk mund t’i largohet apo nënshtrohet vetvetes.”

Me të vërtetë, kjo ndjenjë njerëzore gërryese dhe kaq zakontë mes njerëzve është ajo të cilën e kurojmë më lehtë me anë të miqësimit me të sesa nënshtrimit me forcë, sa më shumë dikush e mohon apo i reziston kësaj ndjenje, aq më shumë ajo ngulmon.

Si ta pranosh atë si diçka të natyrshme dhe, dhe në atë pranim ta lësh atë të tretet është ajo çfarë matematicienja franceze Emilie du Chatelet ( 17 dhjetor 1706- 10 shtaor 1749) shkruan në një letër drejtuar njerit prej dashnorëve të saj, të gjetur në “Shkrimet e Zgjedhura Filozofike dhe Shkencore”.

Çfarë e bëri Du Chatelet veçanërisht të jashtëzakonshme është se mendja e saj e mprehtë shkencore erdhi e çiftëzuar me një depërtim të ndjeshëm masiv në lidhje me zemren njerëzore.

Në fund të pranverës së vitit 1735, matematicienja 29 vjeçare- e cila kishte magjepsur Volterin dy vite më parë dhe që së shpejti do të anashkalonte Njutonin dhe do t’u linte vendin femrave në shkencë- i shkruan Louis François Armand de Vignerof du Plessis, duka i Richelieu, një playboy famëkeq:

Ka shumë ndryshim ndërmjet xhelozisë dhe frikës që nuk duhesh aq sa duhet: njeriu mund ta mbështesë dikë edhe pse ndjen që nuk e meriton, por askush nuk duron të shqetësohet sistematikisht nga të tjerët. Xhelozia është një ndjenjë shqëtësuese, dhe frika e saj një ankth delikat, për të cilën ka pak ose aspak armë dhe ilaçe…

Në të vërtetë aty, është metafizika e dashurisë dhe nga këtu buron shfaqja e pasionit. Të gjitha këto më paraqiten si gjërat më të qarta dhe më të natyrshme në botë.

Në të njëjten letër, Du Chatelet krijon sfondin e mbërthimit tkurrës së xhelozisë- zemërgjërësinë dhe bujarinë e një shpirti që e do tjetrin pa kushte, me gjithë të meta, që nuk përjashton asgjë nga fusha e kësaj dashurie dhe përpiqet te jetë pjesë e përfeksionit të të tjerëve.

Duke përdorur fjalën franceze amitie (shoqëri) që do të thotë shoqëri e dhembshur dhe të cilën Du Chaletet e ngjyen me nuance romantike në letrën që i drejton dashnorit të saj:

Është privilegji i dashurisë të kuptosh të gjitha gjendjet shpirtërore të një shoku. Të dua kur je i mërzitur, i lumtur, entuziast , i zënë ngusht; dua që ndjenjat e mija miqësore të të japin kënaqësi dhe të zhdukin problemet e tua, dua këto ndjenja t’i ndaj me ty.