MENU
klinika

Tirana, kryevatra e koronavirusit

Epidemiologët: Ja zonat më të nxehta, ku po infektohen njerëzit!

01.08.2020 - 11:06

Tirana mbetet kryevatra e koronaviruisit ne vend, duke u renditur me shifrat me te larta te te prekurve aktive nga virusi, por edhe me humbjet e jeteve ne rang vendi.

Ne takimin e sotem me ministren e Shendetesise, epidemiologet theksuar se ne Tirane tre jane zonat me problematike.

“Prej 5 muajsh nga puna jone ne terren, ne Tirane, vatrat me problematike jane ne zonat rurale, Astiri, Fresku dhe deri diku Kodra e Diellit. Vatrat jane tashme komunitare, edhe me hapjen e fshaes orare, kemi shume vatra komunitare. Kjo eshte vene re sidomos neper evente, mortore, fesatsh, ditelindjesh qe marrin pjese grupe te kondiderueshme dhe grumbullime te rinjsh”- tha nje epidemiologe.

Epidemiologët e terrenit kanë bërë të ditur se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje.

“Ajo çfarë vihet re këtë periudhë është rritja e rasteve në moshat e reja. Vatrat kryesore janë nga festat, ditëlindjet apo grumbullimet ne ceremoni mortore”, u shprehën epidemiologët.

Manastirliu ju ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve të tregohen të përgjegjshëm, pasi sjellja individuale në këtë betejë është vendimtare.

“Ajo çfarë konstatohet nga puna juaj është që të rinjtë, apo personat që janë frekuentues të festave dhe të ceremonive të cilat me udhëzime tona janë të ndaluara e që në fakt janë kryer në komunitet, por gjithashtu edhe frekuentuesit e klubeve, bareve, janë bërë shkak për transmetimin e infeksionit. Një thirrje për të rinjtë, të cilët duhet të ndërgjegjësohen më shumë sa i përket këtij virusi të rrezikshëm pasi ata po bëhen bartës të këtij infeksioni dhe më pas ja transmetojnë prindërve të tyre, gjyshërve të tyre. Sot më shumë se kurrë të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm sepse sjellja e çdo individi në këtë luftë me këtë armik të padukshëm është vendimtare në fitoren e çdo beteje”, apeloi Manastirliu.