MENU
klinika

Kush e zëvendëson?

“Erë” ndryshimesh në Shkodër, ndërrohet drejtori i Tatimeve

04.08.2020 - 08:27

Ndërrim titullarësh në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër. Largohet drejtori i mëparshëm Herion Jashari dhe vjen në vend të tij Myzafer Bushi i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të degës së thesarit në Shkodër.

Në ditët në vijim pritet që të ketë edhe ndërrime të tjera drejtorësh.

Nga ana tjetër pritet që i deleguar për qarkun Shkodër të rikthehet deputeti i PS dhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj për të zëvendësuar të deleguarin e mëparshëm Ditmir Bushati.