MENU
klinika

“Një periudhë shumë e vështirë dhe e rrezikshme për…”

Fatos Lubonja: Opozita duhet t’i hyjë me themel këtij narkoshteti

03.08.2020 - 17:05

Analisti Fatos Lubonja paralajmëroi një periudhë të vështirë dhe të rrezikshme për shqiptarët dhe politikën, deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Është një periudhë shumë e vështirë, e rrezikshme për demokracinë, përtej virusit. Virusi mundet ta çlirojë madje, sepse unë shoh një tendencë të Edi Ramës, që me ndryshimet e njëanshme të dhunshme që bëri, apo me aktin e sotëm ndaj Ora News, që nuk dihet ku do të ndalojë, për të kontrolluar zgjedhjet, lirinë e fjalës, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. Do të kemi shumë të papritura.

Zgjedhjet në PD– Tani ka një përfshirje dhe të bazës, plus që ka një komision që përbëhet nga figura, që nuk mund të mendohet se janë jesmenë të Bashës, kanë një lloj zëri dhe nuk mendoj se mund të diktojë kryetari. Në këtë kuptim është pozitive. Problemi është se nëse do t’i marrim në analizë figurat e zgjedhura, mungon e reja në PD. A ka njerëz që mund të vijnë me një frymë tjetër, sa pra ka partia një evoluim brenda vetes.

Pra, nuk kemi brezin që duhet të ishte kontenstues në të kaluarën, që të mund të sillte dicka të re. gjithsesi, kur ke parasysh se përballë kujt ndodhemi, është diçka goxha demokratike, në krahasim me c’po sillet Edi Rama. Është një kthim mbrapa jo tek e mira, por te një e keqe më e vogël që kemi pas dikur. Por nganjëherë edhe për të ecur përpara, duhet të marrë një vrull prapa.

Shqetësuese mendoj se është fakti që ne kemi parë pak figura të reja, që konkurojnë me të vjetrit. Problemi nuk është thjesht se nuk janë, por nuk i shohim me një kontribut. Besoj se ky komisioni mund të jetë pozitiv, të paktën për të mos zgjedhur si këta që u futën tani në parlament, dhe që janë një katastrofë. Basha që i ka zgejdhur ata, ka një përgjegjësi shumë të madhe. Këta që do të jenë aty do të jenë më të përgjegjshëm për të mos zgjedhur më të tillë, që u bënë më armiq me partinë e tyre. Prapë kemi një problem këtu, se ky komision mund të bëjë punën e vetë, por nesër nuk e dimë si do jetë sistemi, a do shkohet me koalicione.

Ajo që dua unë të shikoj dhe që nuk e shoh në asnjë parti është ajo dinamika që vijnë ca të rinj, që sjellin edhe të reja, që zëvendësojnë një kryetar, që dalin aty, që bëjnë kritika për të kaluarën, në këtë mënyrë ecën dhe demokracia, dhe partia. Këtu kemi liderë që bëhen absolutë, si patriarkët që kontrollojnë gjithcka. Këtë nuk shoh unë, të rinj që ndalin liderin, duke I thënë ‘na ke cuar njëherë në luftë, njëherë në paqe, njëherë në breshër, etj’. Kjo nuk duket as te PD. Po të shohësh PD italiane aty ke gjithmonë dhe fraksione, dhe lëvizje, edhe ndarje.

Është një periudhë shumë e vështirë, e rrezikshme për demokracinë, përtej virusit. Virusi mundet ta çlirojë madje, sepse unë shoh një tendencë të Edi Ramës, që me ndryshimet e njëanshme të dhunshme që bëri, apo me aktin e sotëm ndaj Ora News, që nuk dihet ku do të ndalojë, për të kontrolluar zgjedhjet, lirinë e fjalës, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me cdo kusht. Do të kemi shumë të papritura.

Këta njerëzit e SPAK po japin sinjale se po bëjnë një drejtësi selektive në funksion të pushtetit, këta po quhen pjesë e regjimit. Gjëja më e rëndë në këtë situatë është selektiviteti. SPAK është më një anë. Kemi shenja të qarta të një regjimi që po shkon gjithnjë e më afër autoritarizmit, duke u bërë më i rrezikshëm dhe më i dhunshëm.

Ky popull është i nënshtruar, do të mbetet i ngordhur. Këtu ke gjithë krimin e organizuar që është në qeveri dhe po pastron para. Kush janë këta që blejnë vila 500 milionë euro? Ca SPAK-u, këta janë bandë kriminale, që duan t’i nënshtrojnë të gjithë. Unë them se duhet bërë rezistencë, opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme, të mos merret me ambasadat, por t’i hyjë me themel këtij narkoshteti.

Ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar, por kuru a bën fakt të kryer, çfarë do bëjnë ata, nuk sjellin dot policitë e tyre. Ju e patë çfarë ndodhi në Amerikë, ku u ngritën gjithë të zinjtë dhe e bënë lëmsh Amerikën.”

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë