16.08.2020 - 18:20
Një prodhues amerikan makinash sapo ka prezantuar një supermakinë që furnizohet me hidrogjen, e cila mund të udhëtojë më shumë se 1600 km pa nevojë për tu rikarikuar.
Modeli XP-1 nga Hyperion kalon nga 0 në 100 km/orë për 2,2 sekonda, tregon prodhuesi i saj.
Ajo arrin shpejtësinë maksimale 355 km/orë dhe i vetmi karburant që kërkon është uji.Kjo makinë është produkti i më shumë se një dekade zhvillim.
Kur të dalë në treg në 2022, ajo do tu bashkohet makinave të tjera që funksionojnë falë hidrogjenit, ku përfshihen Honda Clarity, Toyota Mirai dhe Hyundai Nexo.