MENU
klinika

Ministri Ahmetaj jep detaje: Ja ku do përdoren!

Firmoset marrëveshja 95 milionë euro me Italinë

11.08.2020 - 11:42

Ministri i Shtetit per Rindertimin, Arben Ahmetaj ka njoftuar sot firmosjen e marrëveshjes me qeverinë italiane për dokumentin e detajimit per fondin 95 milionë euro. Per palen italiane ka qene i pranishem ambasadori italian ne vendin tone.

Sipas Ahmetajt, nga fondi total, 5 milionë euro jane grant për rindërtimin e objekteve publike, që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri ka theksuar se brenda fundit te vitit pritet miratimi i gjithe paketes per te cilen eshte rene paraprakisht dakord.

“Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet: a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit; b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit; c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile”– tha ai.

Ambasadori duke falenderuar angazhimin total te minstrit Ahmetaj, theksoi se “keto fodne do ti levrojme ne sektoret paresore, ne ate te rindertimit, por nje sektor i rendesishem eshte edhe investimi ne infrastrukturen energjike, e po ashtu edhe per ente publike qe do te mirepresin institucionet shqiptare per aktivitetet e tyre dhe ai per infrastrukturen e detit, si dhe sektori i emegjencave civile, qe tek ne quhen te mbrojtjes civile”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ahmetaj: Ja çfarë synon plani A i Ramë!

“Vetëm këtë muaj do humbasim 70 mln USD”

Ahmetaj: Bëhej fjalë për pensionet...

”Pensionet nuk preken, por do rriten”


Çfarë shpresojnë kombet nga ky projekt?

RT/ Ura e parë ndërkufitare Rusi-Kinë është gati

Cilët sektorë shënojnë rritje dhe kush humbje?

VOA: Ekonomia e Shqipërisë bie -10% në tremujorin e dytë

Të blesh shtëpi në Tiranë, 'mision i pamundur'

Pronat/ Shqipëria e treta më e shtrenjtë në Europë

Nga Eduart Gjokutaj/ Efektet në ekonomi

Çfarë do të ndodhë me rritjen e pagës minimale?