MENU
klinika

Befasia

Florian Kamberi refuzon Rangers për St Gallen

04.08.2020 - 11:52

Florian Kamberi refuzon një marrëveshje dyvjeçare me Rangers për të nënshkruar për St.Gallen. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare rikthehet në elitën e futbollit zviceran, me nënkampionët e Superligës së këtij vendi.

Sipas The Sun, trajneri i Rangers, Steven Gerrard, kishte ofruar rreth 1 milion euro Hibernian, që zotëron kartonin e Kamberit, por marrëveshja nuk është arritur. Dhe këtu ka ndikuar edhe mendimi i futbollistit shqiptar, pasi ka refuzuar marrëveshjen me Rangers, për t’u bashkuar me St Gallen, një vend që e njeh mirë.

Kamberi do të luajë tani me St Gallen, madje do ta nisë në Europa League, pasi skuadra zuri vendin e dytë në kampionatin helmet pas Young Boys. Bisedimet kishin nisur që me 13 korrik. Hibernians pranoi rikthimin e Kamberit në stërvitje kur kampionati skocez u mbyll në tavolinë, por trajneri ia bëri të qartë se nuk e kishte në plan, kështu që nisën bisedimet dhe St.Gallen u tregua më e shpejtë se Rangers, duke bindur edhe lojtarin, që duket si rikthim në shtëpi.

Hibernian e bleu Kamberin për 120 mijë euro nga Grasshoppers në vitin 2018, ndërsa në janarin e këtij viti e huazoi te Rangers, teksa tifozët u zemëruan pas deklaratës së sulmuesit se kishte realizuar një ëndërr. Edhe pse shënoi vetëm 1 gol, Kamberi la përshtypje të mira te Gerrard, por ky i fundit nuk këmbënguli shumë për ta mbajtur në skuadër, duke paguar për kartonin.

Tashmë aventura e Kamberit do të vijojë në Zvicër dhe ndoshta në shtator e shohim për herë të parë në fushë me fanellën e Kombëtares, pasi nuk arriti të debutojë në grumbullimin e parë për shkak dokumentacioni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

“Jemi një komb, i përçarë në disa shtete”