MENU
klinika

"Dhuratë botës"

Fotografia, koha që ndal…

19.08.2020 - 13:09

       Fotografia, ka zënë fill me shpikjen e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837.

Më vonë iu dha patenta nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë njihet si Dita Botërore e Fotografisë.

Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë, fotografia ka evoluar shumë. Sot, të gjithë e kanë mundësinë e “ngrirjes së kohës”, falë zhvillimit me ritme të shpejta të teknologjisë.

Historia e fotografisë shqiptare, vjen e përfaqësuar mes të tjerash, me fototekën “Marubi”. Ky arkiv ruan fotografi me vjetërsi më shumë se 150 vjet, në Shkodër.

Ndonëse i trajtuar si një art i dorës së dytë, para viteve ’90 të shek. XX, në ndryshim nga artet e tjera pamore, fotografia ka qenë pararojë. Ajo është zhvilluar thuajse paralelisht si në vendet e tjera të Europës, ku nisi të zhvillohej fotografia për së pari..

Fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX numëron emra të mëdhenj fotografësh, madje u ngritën në këmbë edhe dinasti, të cilët na kanë dhënë mundësi të shohim sot të paprekur Shqipërinë e atyre viteve: peizazhe, portrete, mënyra jetese, veshje… Shqipëria që nuk është më, ka ngrirë në celuloid.

Dita Ndërkombëtare te Fotografisë na sjell në vëmendje disa nga ata fotografë, të cilët themeluan dhe i dhanë jetë këtij arti, në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit