MENU
klinika

Champions League

Furtunë gjermane, Bayern ia bën 8-2 Barcelonës

14.08.2020 - 21:55

Një ndeshje spektakolare që do të mbahet mend gjatë në historinë e Champions League. Bayern Munchen mposht 8-2 Barcelona-n, duke e turpëruar keq. Triumfon supremacia gjermane. Bayern do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e Manchester City-Lyon.

Bayern shënoi golin e avantazhit pas vetëm 4 minutash lojë, teksa veterani Muller finalizoi një super aksion të ekipit të Flick, duke tronditur mbrojtjen katalanase. Por pas 3 minutash Alaba realizoi një autogol qesharak, duke mposhtur Neuer.

Më pas Messi, me një krosim i hidhur nga thuajse 50 metra larg porte ka çuar topin te shtylla pingule e mbrojtur nga Neuer. Por është Bayern që gjen edhe golin e dytë. Sergi Roberto ngatërrohet me topin, Gnabry shërben për Perisic, që futet në diagonalen e tij, duke goditur fort. Ter Stegen devijon, por topi përfundon në rrjetë.

Nuk ndalet stuhia gjermane. Gnabry finalizon një tjetër super aksion me kombinime dhe magji për 1-3. Më pas Muller shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin. Muller ka realizuar 6 gola në 5 ndeshje ndaj Barcelona-s në Champions League.

E dyta nis me presion të Barcelona-s, por është Bayern ai që krijon raste me zbritjet e tija. Për të ardhur në 57’, ku Suarez shmang bukur dhe mposht Neuer për 2-4. Por Bayern në 63’ shënon golin e pestë. E gjitha meritë e Davies, që nga mesi i fushës avanacon deri në fund dhe paso për Kimmich, që nuk fal me portën thuajse bosh.

Furia gjermane nuk ndalet, pasi në 82’ është Lewandowski që shënon të gjashtin. I 14-i gol për polakun në këtë sezon të Champions, vetëm 3 gola larg rekordit të Ronaldos. Tri minuta më pas është Coutinho që shënon të shtatin. Coutinho në 89’ realizon sërish për 2-8. Mbyllet me këtë rezultat, që turpëron Barcelona-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN