25.08.2020 - 09:14
Një tjetër pushues ka humbur tragjikisht jetën në bregdetin shqiptar.
Mësohet se një grua 60 vjeçe është gjetur e pajetë te Shkëmbi i Kavajës.
Policia njofton se gruaja nga Elbasani është mbytur duke u larë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës.
- Durrës/Informacion paraprak
Më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.