MENU
klinika

Nearby Share

Google prezanton konkurrentin direkt të Apple AirDrop

07.08.2020 - 10:23

Pajisjet mobile ofrojnë një larmi mundësish për të shpërndarë përmbajtje me miqtë dhe më të dashurit, pavarësisht se ku jemi. Ekosistemi Android për vite me radhë ka ofruar mundësinë për të ndarë përmbajtje me njerëzit afër jush.

Për shembull është Android Beam, i cili përdori teknologjinë NFC për të siguruar lidhje midis pajisjeve. Metodat e shkëmbimit të përmbajtjes së këtij lloji zakonisht kërkojnë instalimin e një aplikacioni të jashtëm. Prandaj, Google ka kohë që po eksperimenton me një zgjidhje më të thjeshtë dhe më universale për problemin.

Tani versioni përfundimtar i opsionit Nearby Share është në dispozicion për të gjithë përdoruesit, kështu që opsioni nuk është më në beta, raporton Droid-Life.

Shpërndarja do të bëhet në disa faza dhe kompania premton mbështetje deri në disa javë për të gjithë telefonët inteligjentë që funksionojnë me Android 6.0 ose më të lartë.

Në fakt, Nearby Share u krijua me idenë për të vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë midis dy pajisjeve, e cila lehtëson ndarjen e dokumenteve, përmbajtjes apo skedarëve. Kjo e bën të lehtë ndarjen e një larmie përmbajtjesh siç janë fotot, videot, linkat dhe dokumentet e tjera.

Informacioni i transferimit bëhet përmes Bluetooth, Bluetooth me fuqi të ulët, WebRTC ose Peer-to-Peer WiFi. Avantazhi tjetër i veçorisë është se nuk kërkon internet dhe mund të përdoret kur përdoruesit janë offline.

Lidhja midis telefonave inteligjentë është e koduar, duke i dhënë Google kontrollin e plotë mbi informacionin e ndarë me secilin përdorues.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”