Qeveria greke po punon maksimalisht për të vendosur se si do të shpenzojë 32 miliardë eurot që i takojnë nga fondi i rimëkëmbjes i Bashkimit Euroipian, i dakordësuar javën e kaluar, si një pakt historik. Ekonomia greke vjen pas një dekade të gjatë krizë të thellë ekonomike, si dhe pas goditjes nga pandemia. Kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis ka ngritur një komitet të posaçëm për të dalë me plane të detajuara se si të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshëm këto para.
Greqia do të marrë fonde të barabarta me 17% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, që është edhe norma më e lartë mes vendeve anëtare. Gjatë krizës ekonomike dhjetë-vjeçare Greqia ka humbur thuajse ¼ e GDP-së, ndërkohë që papunësia në vend vijon të jetë më e larta në union, si dhe borxhi gati në 20% të PBB-së. “Në mënyrë që mos të humbasim asnjë euro, s`duhet të humbasim qoftë edhe një minutë”-i tha kryeministri Mitsotakis kabinetit të tij qeveritar ditën e Premte.
Plani i rimëkëmbjes duhet të prezantohet përballë Komisionit Europain më 15 tetor. Rekomandimet për planin e rimëkëmbjes janë të shumta, që nga ulja e barrës së taksave për punonjësit, iniciativat për të promovuar gratë në tregun e punës, kalimi drejt energjisë së rinovueshme, modernizimi i mbikqyrjes financiare, modifikimi I sistemit të sigurimeve shoqërore, etj, etj.